Shpresoj qe tju pelqej web-i desing >>By__TrImI
   
 
  Shkenca e Tokë

Shkencat e Tokës janë të gjitha shkencat të cilat në mënyrë direke apo indirekte kanë të bëjnë me studimin e strukturës së tokës.

Disa nga Shkencat e Tokës janë:

  • Gjeodezia - Shkenca që studion trajten e tokës
  • Gjeografia - Shkenca që studion kushtet natyrore në tä cilat jeton njeriu.
  • Gjeologjia - Gjeologjia është shkenca që e studion Tokën në menyrë të gjithanshme.
  • Gjeometria - Degë e matematikës që studion format dhe marrdhëniet e trupave në hapësirë.
  • Gjeopolitika -
  • Petrologjia -Shkenca që merret me studimin e shkëmbijve.
Gjeodezia

Gjeografia

Gjeografia (nga greqisht. γη / γαια, gi / gea - tokë, dhe γραφειν, grafin - shkruaj, (për) shkrim) është shkenca që studion, përshkruan, sqaron dhe e riparaqet tokën në pamjet e saj fizike, si edhe hapësirën, mjedisin dhe vendin e jetesës , ndërveprimin dhe pasojat e organizmave, gjallesave të sipërfaqes së saj. Pra, ajo studion trojet, qofshin ato natyrore apo njerzore, dhe ecuritë (proçeset) që i ndikojnë ato, si dhe pse ato ndryshojnë me kalimin e kohës, dhe si ato ndryshojnë në hapësirë.

Portali Gjeografi

 

Harta e Botës
Harta e Botës

Tabela e përmbajtjeve

  • 1 Degët e Gjeografisë
  • 2 Historia e Gjeografisë
    • 2.1 Kontribues në lëmin e Gjeografise
  • 3 Shiko edhe këtë
  • 4 Trojet shqiptare
  • 5 Lidhjet me internetin

 Degët e Gjeografisë

Gjeografia si shkencë ndër më vjetrat ndahet në:

  1. Gjeografinë përgjithshme dhe në
  2. Gjeografinë regjionale.


Gjeografia e përgjithshme ndahet në:

  1. Gjeografinë fizike (natyrore) ku shkencat komponente:
    • Gjeomorfologjia
    • Gjeologjia
    • Klimatologjia
    • Hidrologjia
    • Pedogjeografia
    • Biogjeografia
    • Paleogjeografia
  2. Gjeografinë shoqërore (Antropogjeografike) ku shkencat komponente janë:
    • Demografia
    • Gjeografia e vendbanimeve
    • Gjeografia ekonomike
    • Gjeografia politike

Kohëve të fundit gjeografisë së përgjithshme i bashkohe edhe gjeoekologjia Dikur në kuader të sjeografisë fizike kanë qenë edhe gjeografia matematikegjegjësisht gjeografia astronomike me gjeodezinë dhe hartografinë, por pasi që janë zhvilluar si shkenca në vete nuk mund të radhiten në sistemin e gjeografisë së përgjithshme.

Gjeografuia regjionale mund të definohet si aplikim i njohurive gjeografike për studime konkrete të teritoreve,ndamas në bazë të ndonji kriteri të regjionalizimit gjeografik. Pra ajo është një disiplinë sintetike shkencore. Gjeografia regjionale mandej ndahet në gjeografinë e përgjithshme regjionale dhe gjeografinë e veçant regjionale.

 Historia e Gjeografisë

 Kontribues në lëmin e Gjeografisë

Gjeografia padyshim është njëra ndër shkencat më të vjetra.

Që në parahistori njerëzit kanë tentuar të sqarojnë zhvillimin e proceseve në natyrës, mandej t’i njohin renditjet kronologjike edhe pse shkenca në një mënyrë ka qenë e pranishme në pjesën më të madhe të civilizimeve të lashta. Shkrime më të shumta për natyrën si tërësi i hasim te filozofët antik. Për gjeografinë rezultate të rëndësishme nga ajo kohë ka dhënë Aristoteli - për mozaikun e sipërfaqes së tokës dhe brezat e nxehtësisë dhe Erastoteni - mbi madhësinë dhe dimensionet e Tokës. Erastoteni në shekullin e III p.e.s. i pari e përdori termin gjeografi.

Në mesjetë vjen deri te stagnimi i shkencave në përgjithësi duke përfshirë edhe gjeografinë. Shkencat e atëhershme janë zhvilluar gjithashtu edhe në kuadër te civilizimit islam. Gjeografët më të dalluar të kësaj kohe janë Al-Biruni dhe AlIdrisi.

Zhvillim të dukshëm të gjeografisë në perëndim i dhanë zbulimet gjeografike duke iu falëminderuar detarëve si Kristofor Kolombi, Vasko de Gama, Fernando Mangelani etj.

Zhvillimi i shpejt i astronmisë dhe mekanikës qiellore në shekullit e XVI dhe XVII, paraqesin bazën e mendimit të lëvizjes së trupave qiellor dhe rrjedhojat e lëvizjes së tyre për Tokën. Fillimi i zhvillimit të gjeografisë si shkencë i përshkruhet gjeografit holandez Bernard Varenijusit, i cili e ka shkru vepren me titull "Gjeografi e përgjithshme". Edhe pse zbulimet e rëndësishme teknike të cilat ndikuan në zhvillimin e gjeografisë në shekullit XVII dhe XVIII, ajo mbetet kryesisht shkencë deskriptive deri në paraqitjen e hulumtuesit të madhë të gjeografisë me prejardhje gjermane Aleksander Humbollit i cili në fillim të shekekullit XIX i vë themelet e gjeografisë moderne. Pas tij mjaft i rëndësishëm është edhe Karl Riter i cili ka qenë nën ndikimin e madh të filozofit Imanue Kantit. Kontribut të rëndësishëm gjat kësaj kohe kan dhënë në ShBA V.M Denis - teoria e e zhvillimit të relievit si cikël gjeografik dhe Vlladimir Dokuqajev në Rusi.

Gjatë shekulli XIX themelohen katedrat e gjeografisë nëpër universitetet evropiane.

 Shiko edhe këtë

  • Portal:Gjeografi
  • Gjeografia e shteteve - liste e artikujve per gjeografin e hapsires te ndare sipas sheteve.
  • Lista e elementeve te Gjeografise
  • Lista e shkencave te dalura nga Gjeografia
  • Lista e shkencave te kombinuara m Gjeografin
  • Koordinatat gjeografike

 Trojet shqiptare

Niki Mujor !!!!
 
Jeta eshte spektakel, ne jemi aktor,
vetem njeri mund te jet mbret. kur te fiken dritat, kur skemi vizitor ne mbesim vet..!!
Sa ju pelqen Webi >>
 
Sa ju pelqen Webi?
Shum i mir
I mir
I shkelqyshem
Teper i mir
I keq
pollcode.com free polls
Sa ju pelqen Dizajni i Ri >>>
 
Sa ju pelqen Dizajni
I mir
Tepere i mir
Me ndyshu
I keq
Asnjeri
pollcode.com free polls
..::::SpoNzOr::::::.....
 
<<<<<>>>>>> <<<<<<<<<<<<<<<>>>>>>>>
 
3 visitorson this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free