Shpresoj qe tju pelqej web-i desing >>By__TrImI
   
 
  Smundjet qe kan kapluar botën



KANCERI

Kanceri i mushkërive mes grave

 Statistikat e kohëve të fundit tregojnë një shtim të rasteve të kancerit të mushkërive tek gratë e reja që nuk pinë duhan. Shoqata amerikane kundër kancerit parashikon që mbi 73 mijë gra pritet të vdesin këtë vit nga kanceri i mushkërive. Kjo shifër është më e madhe sesa ajo e grave që pritet të vdesin nga kanceri në gji, në vezore dhe uter të katër këto sëmundje të marra së bashku. Ndërkohë numri i rasteve të kancerit në mushkëri mes burrave po bie. Arsyet nuk dihen dhe shkencëtarët ende nuk janë në gjendje të thonë përse rastet e kësaj sëmundjeje po shtohen mes grave që nuk pinë duhan. Lisa Rofman po shkruan një ditar për vajzën e saj 9 vjeçare, Leah. Në moshën 44 vjeçare, Lisa po bëhet gati të vdesë. “Është një gjendje e trishtueshme dhe pashmangëshme”, thotë ajo. Një gjendje që burri i saj, Barry Rofman nuk mund ta përballojë. Ai thotë se do të hyjë në atë dhomë. Shkon deri tek dera dhe kthehet mbrapa. Dy vjet e gjysëm më parë, Lisa që kurrë nuk ka pirë duhan, u diagnostikua me kancer në mushkëri dhe mjekët i thanë se nuk i kishin mbetur më shumë se 5 vjet jetë. Lisa thotë se u trondit shumë. Ajo kishte menduar se me kancer në mushkëri prekeshin njerëzt që kishin pirë duhan gjatë gjithë jetës. Ajo gjithmonë kishte menduar se kjo sëmundje prekte burrat më shumë se sa gratë. Ndërkohë që studimet në shkallë kombëtare në këtë fushë mungojnë, shumë specialistë të kancerit të mushkërive thonë se i shqetëson prirja që gjithnjë e më shumë gra që nuk pinë duhan preken nga kjo sëmundje. Rreth 15 përqind e viktimave të kancerit të mushkrive janë mes atyre që nuk pinë duhan dhe mes këtij grupi, gratë kanë 2 deri 3 herë më shumë gjasa sesa burrat që të preken nga kjo sëmundje. Mjekët nuk e dinë përse ndodh kjo; ose ndoshta është ndikmi i përbashkët e të gjithë faktorëve si hormonet, qëndrimi pranë atyre që pinë duhan, dieta dhe ajri i ndotur. Shenja të tilla plogështia, marrja e frymës dhe kolla kronike shpesh diagnostikohen gabim si simptoma të asthmës. Mjekja Joan Shiller pranë universititetit të Viskonsinit thotë se më shumë gra vdesin nga kanceri në mushkëri sesa nga kanceri në gji, në vezore dhe në uter, por megjithatë fondet për kërkime mjekësore në fushën e kancerit të gjirit janë 10 herë më të mëdha se sa për kancerin e mushkërive. Mjekja Shiller thotë se këto gra janë viktima tragjike të faktit se ato preken nga një sëmundje që ka lidhje me pirjen e duhanit. Por ekzistojnë shpresa. Mjekët thonë se organizmi i grave që nuk pinë duhan reagon më mirë ndaj 2 ilaçeve të reja, Iresa dhe Tarceva. Iresa ka bërë që përparimi i kancerit tek Lisa të ndalet. Për familjen Rofman çdo sekondë e jetës çmohet sikur të ishte e fundit.

 

Larja e duarve pakëson rastet e diaresë dhe pneumonisë

Sëmundjet e diaresë dhe pneumonisë marrin shumë jetë fëmijësh, veçanërisht në vendet e varfëra e në zhvillim Por një studim tregon se larja e duarve me sapun mund të pakësojë ndjeshëm mundësinë e prekjes nga këto infeskione. Sipas një studimi botuar në revistën Lancet, fëmijët që i lajnë duart me sapun kanë 50 përqind më pak gjasa të preken nga diareja dhe pneumonia. 3 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç vdesin çdo vit nga diareja dhe infeksionete rrugëve të frumëmarrjes. Por studimi i kryer nga qëndra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve ofron një zgjidhje të mundëshme për zbutjen e këtij problemi. Studimi u krye mes 600 familjeve në një rajon të varfër në Pakistan. Ekspertët u ofruan fëmijëve sapun dhe këshilla të përjavëshme për larjen e duarve. Pas një viti, mjekët panë se ata fëmijë që ishin pjestarë të familjeve që iu dha sapun kishin një nivel prekjeje nga diareja dhe pneumonia 50 përqind më të ulët sesa fëmijët e një grupi tjetër prej 300 familjeve që nuk iu ofrua sapun. Nga studimi doli se larja e duarve me sapun pakëson 33 përqind mundësitë e prekjes edhe nga infeksionet e lëkurës. Disa punonjës të shëndetsisë mendojnë që ky studim duhet zbatuar në një shkallë më të gjërë dhe përpjekje të mëtejshme duhen bërë për përmirësimine kushteve të higjenës në mbarë botën.

 

Zbulim paleontologjik

Ndërsa puna për hapjen e një rruge të re, US 54 në Uiçita të shtetit Kansas vazhdonte, kazma hasi në një send të rrallë. Ai ishte një dhëmb mbi 3 metra i gjatë. Dhëmbi ka të ngjarë që të ketë qënë i një mamuthi, pasi kjo lloj kafshe ka qënë e përhapur në rajonin e Kansasit rreth 20 mijë vjet më parë. Por paleontologët thonë se ka të ngjarë që dhëmbi të jetë i një mastodoni. Ata besojnë se zbulimi është me rëndësi të veçantë pasi dhembi u gjet në një vend të ngritur dhe duket se është i vetëm. Kjo lë të kuptohet se kafsha ishte vrarë nga gjahtarë, çka do të thotë se njerëzit ndodheshin në këtë rajon shumë kohë më herët sesa ishte menduar më parë. Disa pjesë të dhëmbit u coptuan kur u godit nga kazma. Punëtorët lajmëruan muzeun aty pranë dhe punimet e rrugës menjëherë u ndërprenë. Së shpejti një grup arkologësh dhe paleontologësh do të fillojë gërmimet. Megjithëse dhëmbë të tillë janë gjetur në pjesë të tjera të Kansasit, ky dhëmb është i pari që zbulohet në rajonin e Uiçitas.
 
Me zhvillimin e shkencës dhe teknikës si dhe të ngritjes së nivelit mjekësor, shumë sëmundje të rënda dhe të rrezikshme nuk janë më të tmerrshme. Por pjesa më e madhe dërmuese e sëmundjeve të kancerit është ende e vështirë të shërohet, prandaj tani kanceri është bërë një nga problemet më të mëdha të shëndetësisë publike në mbarë botën. Sipas të dhënave statistikore, në vitin 2000 në gjithë botën vdiqën mbi 6 milionë e 200 mijë njerëz nga kanceri.

Ndërsa para kancerit nuk jemi krejt të paaftë, në mjekimin e kancerit në fazën e hershme mund të arrihen rezultate relativisht të dëshirueshme. Prandaj Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paraqitur se po të kurohet me sukses në fazën e hershme, 1/3 e kancerit mund të shërohet plotësisht. Kushti paraprak i kurimit me sukses në fazën e hershme të kancerit është zbulimi i tij i hershëm. Tani do t'ju flasim për këtë problem.

Kanceri ose tumori i keq është një sëmundje e shumëzimit të parregullt të qelizave dhe e përhapjes së tyre në trup. Gjatë kurimit të kancerit, zbulimi, diagnoza dhe mjekimi i tij në fazën e hershme kanë rëndësi shumë të madhe. Kështu p.sh. po të mjekohen që në fazën e hershme rreth 90% e pacientëve që vuajnë nga kanceri në zorrën e trashë mund të jetojnë mbi 5 vjet dhe po të mjekohen në fazën e vonshme vetëm 5 deri 7% të pacientëve mund të jetojnë mbi 5 vjet.



Si ta luftojmë KANCERIN

Nese vuani nga kanceri ne mushkerine e bardhe eshte mire te hani shume perime te gjelbra. Ka ardhur koha qe ushqimi te mund te sherbeje jo vetem per te parandaluar kete semundje,

 por edhe te ndihmoje ne mjekimin e saj. Mjekesia alternative ka disa kohe qe rekomandon ushqime vegjetative dhe mirobiotike per pacientet me kancer, duke perfshire ketu edhe kancerin ne mushkerine e bardhe. Efekti Tani gjithnje e me teper mjekesia popullore ka zbuluar se pemet e gjelbra dhe perimet jane teper te efektshme per kete kancer.

 Studimet e fundit kane treguar se perberesit e ushqimit, siç eshte betakaroteni, mund te sulmojne dhe te zhdukin qelizat tumorale, duke penguar keshtu rritjen dhe zhvillimin e tij. Hulumtimet e fundit te Institutit per Zbulimin e Kancerit ne Honolulu (Universitet ne Havai) kane treguar se fuqia kimioterapike e perimeve e pengon perparimin ose avancimin e tumorit dhe rrit periudhen e jetegjatesise.

Prova Ne nje studim te bere midis 463 meshkujve dhe 212 femrave me kancer ne mushkerine e bardhe, u zbulua se marrja e shume perimeve dhe pemeve nga te gjitha llojet e vazhdon periudhen e mbijeteses te femrat. Ne kete prove femrat qe kane konsumuar shume perime, sidomos lule lakre, kane pasur shanse te mbijetojne 33 muaj, kurse ato qe kane ngrene me pak nga kjo perime, kane jetuar me pak se 28 muaj. Ndersa permiresimi dhe rritja e mbijeteses te meshkujt me kancer ne mushkerine e bardhe ka ardhur si pasoje e konsumimit te domateve dhe portokajve.

Me i suksesshem eshte likonini nga domatja per kurimin e kesaj semundjeje. Por edhe betakaroteni ka pasur shume efekte pozitive, sepse ne eksperimentin qe u krye ai i zhdukte qelizat e tumorit te njeriut. Rreziku Duke ngrene karota te fresketa, se paku 2 here ne dite, rreziku nga kanceri ne mushkerine e bardhe ulet ne masen 60 per qind. Ndersa nje gote me lengun e lule lakres se bardhe te fresket me shpesh se nje here ne dite e zvogelon rrezikun ne 70 per qind dhe spinaqi i fresket 40 per qind. Lakra dhe lulelakra Lakra dhe lulelakra ndihmojne ne uljen e rrezikut per t’u prekur nga kanceri ne mushkeri.

Nje studim i publikuar ne revisten “Lancet” ka treguar se ngrenia e shpeshte e ketyre perimeve mund te ule ndjeshem rrezikun per t’u prekur nga ky tumor, sidomos tek ata qe kane riskun gjenetik. Studimi eshte kryer nga “International Agency for Cancer Research” (Iacr) ne Lion te Frances dhe, sipas tij, mjafton qe keto perime te konsumohen te pakten nje here ne jave per te perfituar prej vetive mbrojtese te tyre. Sipas eksperteve, perfundimet e studimit gjejne me teper vend te personat qe kane versione te paaktivizuara te dy prej gjeneve te ADN-se. Dy gjenet e vena “ne shenjester” jane “Gstm1” e “Gstt1”, qe kane per funksion mbrojtjen e organizmit nga disa lende toksike.

 Lulelakra dhe lakra, apo dhe perime te ngjashme me to, jane te pasura me substanca kimike, te ashtuquajtura isotiocianate, qe arrijne te mbrojne nga kanceri polmonar. Veçse normalisht keto molekula eliminohen nga organizmi me ane te disa enzimave pastruese, te prodhuara pikerisht nga keta dy gjene. Studiuesit e “Iacr” kane marre nen shqyrtim rastet e 2141 pacienteve te prekur nga tumori ne mushkeri dhe 2168 persona te shendetshem te ardhur nga Polonia, Sllovakia, Republika Çeke, Rumania, Rusia dhe Hungaria (te gjitha vende qe i perdorin çdo dite keto perime). Ketyre personave u eshte marre nje kampion ADN-je dhe u eshte monitoruar dieta.

Ne kete menyre eshte verejtur se te personat me version aktiv te ketyre dy gjeneve, konsumimi i ketyre perimeve nuk kishte efekt mbrojtes. Por, ne te njejten kohe, mjaftonte te hahej te pakten nje here ne jave per te ulur rrezikun me 33 per qind te personat qe kishin nje forme jo aktive te gjenit “Gstm1” (element i zakonshem per gati 50 per qind te popullsise). Ndersa per ata qe kishin “Gstt1” “te fikur” efekti mbrojtes shkonte deri ne 37 per qind (rreth 20 per qind e popullsise ka kete version gjenesh). Jo vetem kaq, te personat qe i kishin te dyja gjenet joaktive (gati 10 per qind e popullsise) mbrojtja shkonte deri ne 72 per qind.

Keto te dhena, sipas Paul Brennan, njeri prej autoreve te studimit, japin te dhena interesante rreth efektit mbrojtes te perimeve, qe i perkasin familjes se lakrave kunder kancerit ne mushkeri. Çfare eshte kanceri i mushkerive Kanceri i mushkerive eshte kanceri i dyte per nga shpeshtesia dhe i pari per nga numri i vdekjeve. Ne grafi kanceri shihet vetem kur eshte mbi 1 cm, por kur kanceri i mushkerive ka arritur madhesine 1 cm, zakonisht ka arritur te jape metastaza.

Per kete arsye grafite nuk jane te mira per zbulimin e hershem te kancerit mushkeror. Shenjat dhe simptomat e kesaj semundjeje jane: kolle, hemoptizi, ngjirje (nga prekja e nervit laryngeus recurrens), humbje peshe, pneumoni te shpeshta. Llojet e kancerit te mushkerise Adenokarcinoma Kanceri me i shpeshte te joduhanpiresit zakonisht gjendet ne periferi te mushkerise, afer pleures.

Gjendet ne cikatricet e mushkerise. CEA perdoret per te pare si po shkon trajtimi. CEA nuk perdoret per zbulimin e adenomarcinomes sepse ka specifiket te ulet. Karcinoma bronkoalveolare Zakonisht gjendet ne periferi te mushkerise, afer pleures. Nuk ka lidhje me duhanin. Shihen ca si alveola te rrethuar me qeliza kuboide (jo te sheshta). Karcinoma me qeliza te medha Zakonisht gjendet ne periferi te mushkerise, afer pleures. Ky eshte kancer shume agresiv, anaplastik. Prognoza eshte e keqe. Karcinoma me qeliza skuamoze Mase ne hilum, me zanafille bronkiale. Shkaktohet nga duhani.

Karcinoma bronkogjene Shkakton hiperkalcemi sepse sekreton PTHrp (PTH related peptide). Karcinoma me qeliza te vogla Zakonisht gjendet ne filum. Kur vihet diagnoza tumori shpesh i ka dhene metastazat. Prognoze shume e keqe. 99 per qind e atyre qe e kane kete kancer jane duhanpires. Sekreton hormone, mund te sekretoje ACTH ose ADH. Tumori karcinoid bronkial Sindroma karcinoid, ose sekretim i serotonines (5-HT). Shenjat/simptomat: diarre, skuqje, semundje karcinoide e valvuleve te zemres, tinguj fishkellyes ne mushkeri. Diagnoza: Ne urine shihet nivel i rritur i 5-HIAA (metabolit i 5-HT).

Methysergidi perdoret gjate trajtimit sepse eshte antagonist i 5-HT. Limfangioma/leiomioma Tumor i muskulatures te lemuar, shkakton bllokim te bronkiolave. Haset pothuaj gjithmone ne grate qe nuk kane arritur menopauze. Prezantimi klasik: pneumotoraks. Trajtimi Kanceri me qeliza te vogla trajtohet me rrezatim dhe kemioterapi. Ndersa per kanceret e tjera lokalisht behet operacion dhe rrezatim. Metastazat trajtohen me rrezatim dhe kemioterapi.

 * * * Sipas Institutit te Shoqates Amerikane te Kancerit çdo vit 440 000 amerikan vdesin vetem nga pirja e duhanit. Pirja e duhanit vret me shume amerikan se alkooli, aksidentet me makina, vetevrasjet, SIDA, vrasjet dhe te gjitha drogat ilegale se bashku. 30 per qind te vdekjeve nga kanceri kane rrjedhoje pirjen e duhanit. Ndersa 87 per qind te vdekjeve nga kanceri i mushkerive jane shkaktare te pirjes se duhanit. Duhanpirja eshte pergjegjese per afersisht 90 per qind te rasteve me kancer te mushkerive. Duhanpirja pasive rrit rrezikun per kancer te mushkerive tek ata qe nuk pine duhan. 

Mjeku përgjegjës i spitalit të tumorëve pranë Akademisë së shkencave mjekësore të Kinës z.Shi Yuan Kai tha:

"Me përparimin e shkencës dhe teknikës si dhe me ngritjen e nivelit jetësor të popullit, mënyrat dhe ilaçet për mjekimin e tumorëve të keq janë shtuar pandërprerë, efektiviteti i kurimit është ngritur në një farë shkalle, ndërsa pacientët që mjekohen që në fazën e hershme kanë efektivitet më të mirë se ata që mjekohen në fazën e vonshme."

Ai tha se shumë tumorë të këqinj në fillim kanë simptoma paralajmëruese në trup, si gungë, dhembje, zë të ngjirur, tretje jo të mirë etj. P.sh. gjak në jashtëqitje tek 40 deri 60% të pacientëve që vuajnë nga kanceri në zorrën e trashë, gungë në gji të shumë pacienteve që vuajnë nga kanceri në gji në fazën e hershme etj. Këto simptoma në trup janë shumë të ngjanshme me ato të sëmundjeve të zakonshme, por kujdesi dhe vëmendja e duhur e pacientëve dhe mjekëve për këto simptoma ndihmojnë në përcaktimin sa më parë të diagnozës.

Kina është një nga vendet që ka më shumë pacientë që vuajnë nga kanceri. Në vitin 2000, numri i të vdekurve nga kanceri në Kinë i kaloi 1 e 500 mijët. Tani ndër 5 të vdekur në Kinë, njeri vdes nga kanceri. Prandaj qeveria kineze i ka kushtuar dhe i kushton gjithmonë vëmendje të madhe parandalimit dhe kurimit të kancerit. Zbulimi i hershëm i kancerit si një mënyrë e rëndësishme po përhapet gjerësisht tani në Kinë.

Që në vitet 50 të shekullit të kaluar, në Kinë filloi puna e zbulimit të hershëm të kancerit, motoja e atëhershme ishte "zbulimi i kancerit nëpërmjet një pike të gjakut dhe një pike të ujit të hollë". Por faktet e mëvonshme kanë vërtetuar se një pjesë e konsiderueshme e mënyrave të kontrollit nuk kanë patur efekt, kurse në disa punë të tjera janë arritur rezultate të dukshme. Kështu. P.sh. në gjirin e tekstilisteve kineze dhe në zonat e përhapjes së kancerit në qafën e mitrës është aplikuar kontrolli citologjik dhe janë mjekuar në kohë të sëmurat. Si rezultat është ulur shumë përqindja e kancerit në qafën e mitrës. Në distriktin Ci të provincës Hepei në veri të Kinës shumë banorë vuanin nga kanceri në gurmaz, në vitin 1973 u formua atje një pikë parandaluese e kuruese e kancerit, e cila qe një masë e duhur për zbulimin sa më parë të kancerit në gurmaz, si rezultat u ul shumë përqindja e prekjes dhe e vdekjeve nga ky lloj kanceri. Drejtori i spitalit të tumorëve të provincës Hepei Van Shi Jie tha:

"Pas një pune mbi 30 vjeçare të vazhdueshme dhe sistematike të parandalimit dhe kurimit të kancerit, është ulur përqindja e prekjes dhe vdekjeve nga kanceri në ezofag në distriktin Ci, në vitin 1974 përqindja e burrave të prekur nga kanceri në ezofag ishte rreth 200 për 100 mijë, në vitin 2002 kjo shifër u ul në 130 për 100 mijë."

Tani në Kinë numri i të vdekurve nga kanceri është në ngritje. Për të përballuar aktivisht sfidën e kancerit dhe për të mbrojtur shëndetin e popullit, sektorët përkatës kinezë kanë hartuar planin e ri të parandalimit dhe kurimit të kancerit. Funksionarja e Drejtorisë së kontrollit të sëmundjeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Kinës zonja Kong Lingzhi tha:

"Në dhjetor të vitit 2003, Ministria e Shëndetësisë shpalli "programin kinez për parandalimin dhe kontrollin e kancerit", në të cilin theksohen zbulimi, përcaktimi i diagnozës dhe kurimi në fazën e hershme të kancerit."

Pas publikimit të këtij programi, sektorët përkatës kinezë janë aktivizuar menjëherë dhe kanë bërë shumë punë, p.sh. disa specialistë shkruan broshurën "Udhëzime në kontrollin seleksionues të kancerit, përcaktimi i dagnozës dhe kurimi i hershëm", në të cilin janë parashtruar mënyrat e standardizimit të diagnozës dhe kurimit të hershëm.

Në Kinë janë krijuar mënyra të mira për kontrollin seleksionues të kancerit në qafën e mitrës, për përcaktimin e diagnozës dhe kurimin e tij, prandaj Kina e ka vënë theksin e punës në këtë drejtim. Kontrolli seleksionues i kancerit në gji dhe në zorrë të trashë kërkon burime të mjaftueshme higjenike, kështu kjo punë zhvillohet tani vetëm në qytetet dhe zonat me kushte të duhura. Në zbulimin e hershëm të kancerit në ezofag, në mëlçi, në hundë dhe fyt nuk ka akoma projekte kontrolli që të pranohen në arenën ndërkombëtare, por pas kërkimeve praktike shumëvjeçare Kina ka grumbulluar shumë përvoja në përputhje me kushtet konkrete të vendit , prandaj do të krijohen pika eksperimentale të zbulimit të hershëm të kancerit në këto organe dhe do të përsosen gradualisht projektet teknike dhe do të kërkohet sistemi efikas i qarkullimit në zonat ku ka shumë raste të kancerit.

Në të njëjtën kohë, në disa zona kineze janë ngritur baza shembullore të zbulimit të hershëm të kancerit. Zonja Kon Lingzhi e Drejtorisë për kontrollin e sëmundjeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë tha:

"Në vitin 2004, kemi ngritur në disa zona fshatare të provincave Henan, Hebei dhe Shandong dhe në qytetin Shenzhen bazat shembullore të daignozës dhe kurimit të hershëm të kancerit në qafën e mitrës dhe ezofag, në të ardhmen do të krijojmë edhe baza të tjera të kontrollit seleksionues të kancerit në zorrën e trashë, në mëlçi, në hundë dhe fyt."

Në këto baza shembullore sektorët përkatës zhvillojnë punën e kontrollit seleksionues, në të njëjtën kohë ata propagandojnë njohuritë e parandalimit dhe të kurimit, dhe përhapin në mes të banorëve shprehitë e jetës së shëndetshme, si dhe zhvillojnë kërkime shkencore përkatëse. (Pina) .

 

Niki Mujor !!!!
 
Jeta eshte spektakel, ne jemi aktor,
vetem njeri mund te jet mbret. kur te fiken dritat, kur skemi vizitor ne mbesim vet..!!
Advertisement
 
Sa ju pelqen Webi >>
 
Sa ju pelqen Webi?
Shum i mir
I mir
I shkelqyshem
Teper i mir
I keq
pollcode.com free polls
Sa ju pelqen Dizajni i Ri >>>
 
Sa ju pelqen Dizajni
I mir
Tepere i mir
Me ndyshu
I keq
Asnjeri
pollcode.com free polls
..::::SpoNzOr::::::.....
 
<<<<<>>>>>> <<<<<<<<<<<<<<<>>>>>>>>
 
1 visitorson this page!
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=