Shpresoj qe tju pelqej web-i desing >>By__TrImI
   
 
  Informatike ( PC )

Kuptimi Themelore i Informatikes



Informatika është shkenca që merret me të gjitha çështjet e përpunimit të vetvetishëm të informacionit nëpërmjet përpunuesve elektronikë.

Termi informatikë është bashkimi i dy fjalëve të gjuhës franceze “informatique”, informacion (ose të dhëna, informata) dhe automatique (automatik) dhe u përdor për herë të parë në vitin 1962 nga Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit. Ka shumë përkufizime të ndryshme se çfarë përfshihet brenda termit informatikë.

"Informatika është shkencë që merret me përpunimin automatik të informacioneve me kompjuter ku me përpunim nënkuptohet: pranimi i informacioneve nga pajisjet hyrëse dhe shndërrimi i tyre në sinjale; përçimi i tyre nëpër linja për komunikim brenda kompjuterit me teknika të ndryshme; vendosja në kujtesën kompjuterike; përpunimi nga njësia qendrore njehsuese (procesori) me ndihmën e programit kompjuterik të përshtatshëm dhe në fund, shndërrimi i sinjaleve në informacione të kuptueshme për shfrytëzuesin, nga pajisjet dalëse". [1].

Informatika është shkencë:

  • e analizës teorike dhe konceptimit të sistemeve informatike Informatika teorike,
  • e formimit organizativ dhe teknik të sistemeve informatike - Informatika e sistemeve ose Informatika praktike dhe
  • e realizimit të sistemeve informatike, sidomos e realizimit të komponentëve teknike (Hardware)- Informatika teknike

Detyra e informatikës qëndron kështu në përpunimin e të dhënave në lidhje me një problem praktik, informacionet që nevojiten për zgjidhjen ose trajtimin e vetë problemit. Mjeti themelor teknologjik në të cilin bazohet informatika është Përpunuesi Elektronik. Çdo kompjuter, nga më i fuqishmi deri tek më ekonomiku, është i përbërë nga dy elemente themelore: harduere dhe softuere. (hard = i fortë, i rëndë; soft = i butë, i lehtë ware = përbërës). Me termin harduere tregohet çdo pajisje fizike, pjesë e kompjuterit si për shembull (kasa, ekrani, kujtesa, disku tastiera, njësite hyrëse dhe dalëse etj.) Nga ana tjetër me termin softuere tregohen programet që përdoren në kompjuter (Word, Excel, Gimp, ...) dhe që nëpërmjet informacioneve të ruajtura nga hardueri, prodhojnë rezultatet e kërkuara nga përdoruesi.


Informatika eshte diciplina me e re shkencore qe mirret me perpunimin automatik te informatave.
Fjala Informatik rrjell prej dyfjaleve frenge L'INFORMATION dhe L'AUTOMATIK qe dmth perpunim automatik i informatave.

Me perpunimin automatik te informatave kuptohet:

-MBLEDHJA
-PERPUNIMI
-RUAJTJA
-SHFRYTEZIMI
-TRANSMETIMI I TYRE



* Rreth Kompjuteri Personal

Kompjuteri i pare personal IBM (personal computer ose PC) eshte paraqitur ne vitin 1981. Ne momentin e paraqitjes IBM PCka qene vetem nje nga shume mikrokompjuteret qe ishin paraqitur ne treg dhe kane perfunduar pa sukses pershkake te mundesive kufizuse te tyre. 20 vitet e fundit PC mbajne vendin e pare ne treg dhe behet standart Arsyet jane

1.Kompjuteri PC eshte standart dhe ka arkitekture te hapur

2.Eshte mire i dokumentuar she ka mundesi te madhe per shtime

3.Eshte i lire,i thjeshte dhe dimensione te vogla

Kompjuteri personal bne pjese ne grupin e mikrokompjuterave dhe jane te gjenerates se kater



* Ndarja e Kompjutereve

Ndarja e Kompjutereve behet ne dy menyra ne baze te KAPACITETIT dhe MIKROPROCESORIT

a)Ne bazë të KAPACITETIT:

1.Komjuter AFARIST
2.Kompjuter PERSONAL
3.Kompjuter SHTEPIAK

b)Në bazë te MIKROPROCESORIT:

-286 (Posedon mikroprocesor 80286)
-386 (Posedon mikroprocesor 80386)
-486 (Posedon mikroprocesor 80486)
-586 (Posedon mikroprocesor 80586)
Kompjuteri 586 njihet si Pentium



* Fjalori i Informatikës

Analog
Proces i cili vazhdon me një ritëm të pandryshuar. E kundërta e analogut është digitali.

ASCII
Shkurtesë për American Standard Code Information Interchange. Është një tabelë me 7 bit.


Basic

Beginners All purpose Symbolic Instruction Code. Gjuhë programuese me qëllim të përvetsimit të programit të zhvilluar në vitet 1963-65 në një kolegj të SHBA-së.


BPS
Bits pro Second BPS. Kjo është shkurtesë për matjen e transfermit të shenimeve në sekondë.


Binar
Dual, në dy pjesë apo dy vlersime rrjedh nga gjuha angleze Binary.


Bit
Vlera e kësaj mund të jetë 0 apo 1. Binary Digit.


Boot
Startimi i kompjuterit. Programi i parë i cili startohet nga ROM`i (Read Only Memory).


Byte
Njësi matëse për memorje. Një byte (lexo: bajt) i ka 8 bit.


C, C++
C është një gjuhë programuese e cila është e zhvilluar në vitin 1973 për sistemin punues “UNIX”. Kjo gjuhë programuese është zhvilluar në vitin 1986 dhe merr emrin C+. Dhe më vonë merr emrin C++, ku ka ndryshime në përpunimin e objekteve.


CAD
Computer Aided Design. Program për konstuktimin dhe vizatimin e projekteve teknike. CAD të njohura momentalisht janë: CATIA (IBM), AutoCAD (Autodesk) si dhe e specializuar për vizatime teknike në 3D është Pro Enginner (PTC).


CAE

Computer Aided Engineering. Program për planifikimin dhe projektimin e projekteve inxhinjerike.


CAM
Computer Aider Manufacturing. Finalizimi i produkteve me ndihmen e makinave si psh. CNC (Computer Numerical Control)


CAP
Computer Aided Planing. Planifikimi dhe përgaditja e përpunimit apo projektit.


CASE
Computer Aided Software Engineering. Përmbanë një sasi të veprimeve siç janë: përpunimi i programeve, përkthimi i tyre, editorët etj.


CAQ
Computer Aided Quality Control. Metoda për kontrollimin e qualiteteve të produkteve përmes kompjuterit.


CD-ROM
Computer Disk-Read Only Memory. Bartësi memorizues optik. Këtu nuk mundemi të i regjistrojm shenimet tona.


Chip
E ndërtuar nga siliciumi dhe është element gjysmë përçues.


CNC
Computer Numerical Control. Dirigjimi i makinave psh. në industrinë mekanike.


Cod
Një lloj çelsi, me të cilin bëhet e pamundur hapja psh. e programeve nga personat e pa autorizuar.


Computer
Emri internacional për kompjuterët personal. Rrejdh nga flaja Computare që do të thotë Llogaritje.


CPU
Computer Procesor Unit. Ky është një procesor kryesor i cili dirigjon gjithë kompjuterin.


Cursor
Treguesi i pozitës së shkrimit. Paraqitja e tij në monitor tregon vendim e veprimit.


DOS
Disk Operating System. Sistemi punes prej të cilit startohet (booting) kompjuteri dhe programet tjera.


Dual
Sistemi binar


Digital
Digi-Gishti. Diçka që mund të numërohet, psh. numra dhe shënime që sistemi kompjuterik mund t`i llogaritë.


Disketa
Memorizuesi ekstern. Floppy Disk


Electronic Mail- E-mail
Transferimi i informatave përmes shtegtimit elektronik.


Floppy disk
lexo-disketa


Formatim
Urdhër me të cilin mund të formatohet disketa apo H-disku, pra me ketë urdhër fshihet disketa apo hard disku.


Gateway
Lloj kompjuteri (Server-Hyrje) i cili mundëson hyrjen në bashkësin e sistemeve kompjuterike të lidhur në rrjetin kompjuterik psh. LAN Local Area Network


Gbyt
1 Gigabyt=1073741824 Byt, kjo është njësi për matjen e memorjes kompjuterike.


Hard Disc H-Disc
Disku i cili ndodhet në njësin qendrore kompjuterike ku deponohen programet.


Hardware
Komponentet fizike si psh. Printeri, Monitori, Tastatura etj.


Hidden Files
Përmbajtjet e fshehura të datave.


Http
Hyper Text Transfer Protocol. Protocol me të cilin mundësohet bartja e informacioneve në internet.


ID
Identification-Njohja apo identifikimi


Input
Hyrja e informatave


ISDN
Integrated Service Digital Network, rrjetë komunikimi e ndërtuar mbi principin e transferimit digital të informatave.


Kb
1Kilobyt = 1024 Byt, njësi matëse e memorjes kompjuterike.


Keyboard
Fjalë anglezë që do të thotë Tastaturë.


LAN
Local Area Network, rrjeta kompjuterike e kufizuar vetëm në një lokal.


LCD
Liquid Crystal Display. Monitor i cili bëhet me tekniken e perpunimit të kristaleve.


Mailbox
Arka postale elektronike.


Mbyt
1 Mbyt = 1048576 Byt, njësi matëse e memorjes kompjuterike


Menu
Përmbajta e urdhërave, e cila zakonisht gjendet në anën e majt lartë programeve.


Maus
Mini elektronik, me të cilin mundet të levizni kursorin në monitor.


Mikroprocessor
Është një Chip elektonik i cili ka funksionin kryesor në sistemet kompjuterike.


MODEM
MO-Modulator, DEM-Demodulator. Ky mundëson komunikimin nëpërmes dy kompjuterave.


Network Software
Program me të cilin mundesohet punimi në rrjetë kompjuterike


Output
Dalje e shënimeve nga sistemi kompjuterik, këtu bënë pjesë edhe Printeri apo Monitori.


OS/2
Sistem punes si psh. Windows, i cili është zhvilluar nga firma amerikane IBM.


Pentium
Një lloj procesori i firmës Intel. Llojet: Pentium III, IV, Celereon etj.


Pixel
Picture Element. Elementi më i vogel i cili prezentohet psh. në Monitor apo Priter.


PostScript
Gjuhë programuese e cila dirigjon printerin.


Printer
Shtypësi


RAM
Random Access Memory. Është memorja në të cilan shkruhen dhe lexohen programet. (ROM-memorja vetëm për lexim).


ROM
Read Only Memory. Memorje në të cilën mundësohet vetëm leximi i programeve.


Scanner
Periferi e sistemit kompjuterik, me të cilin mundësohet kopjimi i dokumenteve në monitor pastaj ku mundet të bëhet përpunimi.


Server
Kompjuteri kryesor në një rrjetë, prej të cilit psh. mundësohet ndrrimi i pasëordit.


Software

Programe kompjuterike të cilat mund të jenë të shkruara në shumë gjuhë të ndryshme programuese si psh. Pascal, C++ etj


Streamer

Periferi e kompjuterit në të cilin mundësohet sigurimi i shenimeve në një shirit memorizues.


TCP/IP
Transmision Control Protocol/ Internet Protocol. Protokolli i kontrollimit kur komunikohet përmes internetit.


Unix
Sistem punues i cili është zhvilluar në SHBA.


Utility
Programe për shërbime të ndryshme

VGA
Video Graphics Array.

WAN
Wide Area Network, rrjeta e cila mundëson komunikimin në një hapësirë të gjërë psh. nëpër qytete. Është e kundërta e LAN`it.


Word
Program për përpunimin e teksteve e cila zhvillohet nga firma e njohur Microsoft
__________________
Niki Mujor !!!!
 
Jeta eshte spektakel, ne jemi aktor,
vetem njeri mund te jet mbret. kur te fiken dritat, kur skemi vizitor ne mbesim vet..!!
Sa ju pelqen Webi >>
 
Sa ju pelqen Webi?
Shum i mir
I mir
I shkelqyshem
Teper i mir
I keq
pollcode.com free polls
Sa ju pelqen Dizajni i Ri >>>
 
Sa ju pelqen Dizajni
I mir
Tepere i mir
Me ndyshu
I keq
Asnjeri
pollcode.com free polls
..::::SpoNzOr::::::.....
 
<<<<<>>>>>> <<<<<<<<<<<<<<<>>>>>>>>
 
1 visitorson this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free